Officine Maccaferri
BALKANS
Hyr
Vendi

Hyr

Harruat fjalëkalimin tuaj?

Gabionët janë produktet më të rëndësishme në një projekt mjedisor në Gjirokastër

Gabionët janë produktet më të rëndësishme në një projekt mjedisor në Gjirokastër

Mbrojtje nga Përmbytja dhe Erozioni në lumin Drinos.

Këto tre vitet e fundit Shqipëria ka patur probleme serioze për shkak të reshjeve të rënda të cilat kanë shkaktuar përmbytje dhe në të gjitha rastet pasojat kanë qënë katastrofike. Ishte urgjente ndërhyrja në shtratin e lumit në menyrë që të vihej nën kontroll rrjedha e lumit nga origjina dhe vendosja e rrjedhës së tij nën kontroll në disa lumenjt të rëndësishëm të vendit.

Faza e parë e kesaj lloj ndërhyrje po zhvillohet në jug të Shqipërisë, përgjatë lumit Drinos (në zonën e Gjirokastrës) dhe në lumin Shushica (në zonën e Vranishtit). Gabionët u zgjodhën si produkti “yll” i projektit, per shkak te fleksibilitetit, kapacitetit natyral te drenazhimit (e lejuar nga mbushja me gure) dhe rezistenca e lartë strukturore e pendëve brenda shtratit të lumit. Pendët (groynes) janë struktura të cilat shtrihen në shtratin e lumit, të cilat kanë efekt të tillë që zhvendosin rrjedhën larg anës së lumit në të cilin janë ndërtuar këto pendë.

Strukturat me gabion janë të përshtatshme për çdo lloj pende. Ato mund t’i nënshtrohen tendosjes nga levizja, pa humbur efektivitetin e tyre, dhe ato mund të përshtaten në të gjitha variacionet dhe nivelet e shtretërve të lumenjve. Ato bëhen një pjesë integrale e lumit dhe e shtratit të tij në të cilin janë ndërtuar gabionët. Në rastet e mira të ndërtimit të kombinimit të gabionëve dhe pendëve, strukturat janë të destinuara të zhduken nën depozitimin e baltës e cila do të bëhet me i stabilizuar më tej nga kolonizimi i bimësise.

Stabilizimi i bregut të lumit realizohet me ndërtimin e një strukture mbajtëse e cila ka ndikuar në filtrimin natyror ndërmjet rrjedhjes së lumit dhe bregut të tij dhe gjithashtu ka garantuar konsolidimin e kërkuar. Veç kësaj, prania nënshtresave dhe brigjeve lumore, të cilat janë të saturuara normalisht ose të cilat kanë fenomene të paparashikueshme të erozionit, bëjnë aplikimin e  strukturave fleksibël një nevojë. Ato janë të afta të përballojnë uljet diferenciale pa humbur integritetin strukturor. Për më tepër, rruga përgjate lumit ishte e mbyllur për shak të fenomenit të erozionit, prandaj u ndërtua një mur gravitacional me gabion pergjatë lumit duke siguruar stabilitetin e rrugës.

Kjo punë madhore erdhi falë bashkëpunimit të shkëlqyer midis Maccaferri Balkans dhe inxhinierëve të Insfraconsult LTD, kompania projektuese, dhe kontraktorëve të projektit, Hastoci ltd, JV Eral & Asfalt ltd, JV Flonja & Kupa ltd and 2T ltd.

Na kontaktoni, ju mirëpresim me më shumë informacione.

All Rights Reserved © Officine Maccaferri Spa 2018 P.IVA IT 02145540379

Share This