Officine Maccaferri
BALKANS
Hyr
Vendi

Hyr

Harruat fjalëkalimin tuaj?

Pritë me gabiona Maccaferri të vendosur përgjatë përroit Gomsiqe afër qytetit te Pukës,Shqipëri.

gabion

Prurjet e ngurta të shkarkuara nga rrjedha e Gomsiqes duhet të pastroheshin vazhdimisht. Zgjidhja më e mirë: Pritë me gabiona

Për te mbrojtur liqenin artificjal të Vaut te Dejës dhe hidrocentralin e rëndesishëm aty afër nga prurjet e ngurta, gabionat Maccaferri u zgjodhën dhe u instaluan me sukses. Si pjesë e projektit , pesë prita me gabiona u ndërtuan në anë të përroit të Gomsiqes.

Veçanërisht e rrezikshme gjatë gjithë stinës së dimrit dhe i pozicionuar afër qytetit të Pukës, në Veri të Shqipërisë, përroi i Gomsiqes rrjedh përmes maleve dhe shkarkon në lumin e Drinit. Ky përrua vazhdimisht kërcënon liqenin e Vaut të Dejës me prurjet e tij të ngurta, duke rritur artificialisht nivelin e ujit në liqen dhe presionin në digën e Vaut të Dejës.

Ky fenomen duhej të zgjidhej pasi po vendoste ne rrezik një nga digat më të rëndësishme ne Shqipëri. Hidrocentrali i Vaut të Dejës në lumin Drin, perfunduar ne fund të vitit 1973, përfshin pesë turbina me një kapacitet te instaluar prej 260MW. E gjithë infrastruktura konsiston në tre diga të cilat i kanë dhënë jetë një liqeni artificial.

Prurjet e ngurta të shkarkuara nga rrjedha e Gomsiqes duhet të pastroheshin vazhdimisht nga liqeni. Kjo punë bëhej nga grupi i mirëmbajtjes së hidrocentralit duke përdorur makineri të rënda dhe të shtrenjta, bashkë me kostot përkatëse. Duke marë në konsideratë këto parametra, autoritetet e hidricentralit vendosën te gjenin një zgjidhje të përhershme për të ndaluar prurjet e ngurta që derdheshin në liqen dhe për të shkurtuar shpenzimet e mirëmbajtjes. Ata përzgjodhën Maccaferrin të ndërtonte një strukturë tërthore për të kontrolluar prurjet e ngurta që derdhen në liqen.

Në zgjidhje e sipër, Maccaferri propozoi ndërtimin e pesë pritave me gabiona të prodhuara me gabionat tonë me rrjetë me hapje 8×10, të afta për të ulur impaktin e energjisë së rrjedhës së ujit dhe gjithashtu për të kapur dhe grumbulluar mbetjet e ngurta pas pritës, të cilat mund të zhvendoset nga makineritë për të qënë gati për sezonin tjetër të dimrit.

Maccaferri Balkans bashkëpunoi ngushtë me dy kontraktorë, Gjikuria Shpk dhe A.I.A Shpk në zhvillinin e pesë srukturave me një volum total të gabionave prej 10,000 metër kub. Projekti është në përfundim të punimeve në fund të Tetorit 2016. Zgjidhja dhe shërbimi i ofruar nga Maccaferri Balkans u vlerësua maksimalisht pasi ndihmoi në ujlen e kostove duke mbrojtur dhe mjedisin në të njëjtën kohë.

Për te mësuar më shumë për zbatimet në punimet tona Hidraulike, ju lutem të na kontaktoni.

All Rights Reserved © Officine Maccaferri Spa 2018 P.IVA IT 02145540379

Share This