Officine Maccaferri
BALKANS
Hyr
Vendi

Hyr

Harruat fjalëkalimin tuaj?

FlexMac DT: një zgjidhje e shpejtë dhe e lehtë në raste përmbytjesh

Flood and emergency works

FlexMac DT i Maccaferri-t është një zgjidhje e besueshme dhe e qëndrueshme e projektuar për të përballuar përmbytjet dhe efektet anësore nga përmbytjet që kanë goditur edhe Shqipërinë.

Mbroni shtëpinë, tokën dhe bagëtinë tuaja! Mbroni jetën tuaj!

Ju prezantojmë me produktin tonë të projektuar posaçërisht për rastet emergjente të përmbytjeve: FlexMac DT. Për të shkarkuar broshuren, klikoni këtu.

FlexMac DT është një strukturë modulare prodhuar me rrjetë të përdredhur dyfish, me panele me rrjetë teli të galvanizuar në shkallë të lartë, e përforcuar me shufra vertikale çeliku. Qelizat janë të lidhura bashkë në fabrikë dhe transportohen të palosura në mënyrë që të reduktohet volumi në transport dhe ndihmon në ndërtimin e shpejtë të strukturës.

Shpejtësia dhe eficença e instalimit janë jetësore kur bëhet fjalë për përmbytje dhe raste emergjente.

FlexMac DT përdoret për të ndërtuar në mënyrë të shpejtë barriera të dimensioneve të mëdha për të mbrojtur pasuritë tona nga përmbytjet. Mbushet me material mbushës, çfarë është i disponueshëm në mjedisin rrethues, produkti është deri në 40 herë më i shpejtë në ndërtim krahasuar me thasët prej rëre. Shkathtësia e FlexMac DT e bën atë një zgjidhje efektive për disa situata emergjence përfshirë këtu edhe përmbytjet.

Aplikimet kryesore të këtij produkti janë si më poshtë:

FlexMac DT i Maccaferrit ofron një reagim efiçent dhe efektiv për fenomenet e mëposhtme:

  • Vendosje e shpejtë dhe e thjeshtë
  • Fleksibël dhe të lehta
  • Lidhje e thjeshtë në mes të njësive përbërëse të strukturës
  • Përdoret si material mbushës materiali që gjendet në vendet lokale
  • I lehte për tu transportuar
  • I ri-përdorshëm

Pas përdorimit, FlexMac DT mund të paloset dhe të magazinohet lehtësisht për tu përdorur në një rast tjetër emergjent. Kështu, ky produkt mund të jetë një zgjidhje e përhershme apo e përkohshme. Kur përdoret si një zgjidhje e përhershme, pas-emergjente FlexMac DT mund të mbulohet me dhé ku mund të zhvillohet bimësia e cila do të vijë në harmoni me ambjentin.

Zgjidhje të tjera të Maccaferri-t janë përdorur edhe si pjesë e masave rehabilituese pas-rrezikut:

Për më shumë informacion ju lutem të na kontaktoni.

Departamenti Teknik dhe Komercial. Ne do të kemi kënaqësinë t’ju japim më shumë informacione për zgjidhjet me  FlexMAc DT.

All Rights Reserved © Officine Maccaferri Spa 2018 P.IVA IT 02145540379

Share This