Officine Maccaferri
BALKANS
Hyr
Vendi

Hyr

Harruat fjalëkalimin tuaj?

Fjalori I Termave

Mure Mbajtëse 

Mur i cili vendoset para një shpati për të ndaluar rrëzimin e tij dhe që varet nga masa e tij për ti rezistuar shtytjes nga shpati i paqëndrueshëm.
 
Përforcimi i Dherave

Një teknikë që përfshin futjen në përdorim të elementëve sintetikë të gjeogrideve në tokë, duke e bërë tokën të sillet më mirë se në gjendjen natyrale të saj; të qëndrojë e rrëpirët, në gjendje për të mbajtur ngarkesa më të mëdha, shpërndarje të ngarkesave dhe të pësoje ulje më të vogla. Gjeogridet përbëhen nga çeliku ose polimerët gjeogridë që ndërveprojnë me dherat të ngjeshur mbi to.
 
Argjinaturat me Pilota 

Argjinatura e ndërtuar mbi dherat e butë, ose dherat që nuk kanë aftësi mbajtëse të duhur, priret të pësojë ulje. Ndërtimi i argjinaturave mbi pilota e ndalon këtë gjë të ndodhi për aq sa ngarkesat e argjinaturës transferohen në pilotat dhe kështu në një shtresë të përshtatshme strukturore. Gjeogridet shumë rezistentë, të vendosur nën argjinaturë dhe mbi pilota, ndihmojnë në shpërndarjen e ngarkesave në pilota, duke bërë të munndur pilota të distancuara më tepër midis tyre duke kursyer në kosto dhe material.
 
Mbulimi 

Kur punimet e një landfilli ose miniere dobësohen, kanë nevojë të mbulohen hermetikisht që të izolojnë plotësisht mbeturinat e kontaminuara/degraduara brenda. Punimet për mbulimin konsisojnë në një paketë materialesh që mbyllin, mbrojnë dhe thajnë pjesën e sipërme të strukturës së landfillit. Së fundmi, disa mekanizma që nxisin vegjetacionin tek mbulimi janë të përfshirë.
 
Strukturat Tërthore

Strukturë tërthore cilësohet çdo strukturë që është pingule (ose përgjithësisht “jo paralele”) me rrjedhën e një lumi ose vije uji. Strukturat tërthore kryqëzojnë pjesërisht ose plotësisht lumin ose vijën e ujit dhe përfshijnë argjinaturat e lumenjve, tela, tombino ose diga. Urat gjithashtu mund të konsiderohen si struktura tërthore si dhe efektet që ato kanë në lumenj (shtjellat, ndryshimet e rrymës dhe erozioni tek kolonat).
 
Barrierat Dinamike

Një barrierë kundër rënies së shkëbinjve (e njohur gjithashtu edhe si “gardhi kapës”) që është projektuar të deformohet në mënyrë progresive nga impakti me një masë shkëmbi. Këto struktura janë projektuar si një “çantëpajisjesh” të cilat duhet të jenë ë testuara në përputhje me protokolle specifikë (p.sh. ETAG 027 Guideline). Kompenentët në gardh përthithin energjinë e impaktit dhe në varësi të madhësisë të masës shkëmbore, barriera mund të deformohet në mënyrë të përhershme dhe kërkon mirëmbajtje. Lartësia e mbetur e gardhit pas impaktit dhe deformimi i barrierës gjatë impaktit janë faktorët kritikë për projektuesin e këtyre zgjidhjeve.
 
Bioinxhinieria e Dherave

Një teknikë që përfshin integrimin e materies bimore në ndërhyrje strukturore. Për shembull, një mur me gabionë që përdoret për të siguruar qëndrueshmëri afatgjate të nje bregu lumi mund të përfshijë teknika të bioinxhinierisë së dherave, të projektuara për të mundësuar vegjetacionin brenda dhe mbi gabion. Ajo e lejon që projektuesi të ketë një siguri afatgjatë të strukturës (e projektueshme, e provuar dhe e testuar) me të mirat estetike dhe ekologjike te vegjetacionit.

All Rights Reserved © Officine Maccaferri Spa 2018 P.IVA IT 02145540379

Share This