Officine Maccaferri
BALKANS
Hyr
Vendi

Hyr

Harruat fjalëkalimin tuaj?

Maccaferrit i është dhënë kontrata për të ofruar gjeokompozit MacDrain W në një projekt drenazhimi në Maqedoni.

Geocomposite - AL

Maccaferrit i është dhënë kontrata për të ofruar gjeokompozit MacDrain W në një projekt drenazhimi në Maqedoni.

Zonat që rrethohen nga fshatrat e Taseva Çeshma dhe Botun në Maqedoni i janë nënshtruar një erozioni periodik dhe masiv të terrenit e shkaktuar kjo nga reshje të rregullta të stinës. Duke pasur parasysh këto rrethana të ashpra, u ndje nevoja të ndërmerren menjëherë masa emergjente për të zbutur rreziqet e mundshme.

Zgjidhja kërkonte një ndërhyrje të thjeshtë — gërmim masiv përgjatë një hendeku, brenda të cilit të vendosej gjeokompoziti drenazhues i Maccaferrit MacDrain W 1081. Sasia totale e punës konsiston në 3’500m2 gjeokompozit drenazhues i cili mbledh dhe pakëson në mënyrë të ndjeshme ujrat nga shpatet argjilore. Rrëshqitjet e dheut dhe probleme të tjera të ndërlidhura me këtë janë parandaluar me sukses.

Gjeokompoziti drenazhues i Maccaferrit MacDrain W 1081, është një gjeokompozit i përshtatur për drenazhim planar (GCD), është e përbërë nga një lidhje termike e një bërthame 3-dimensionale drenazhimi me monofilamente midis dy gjeotekstileve jo të endur që mund të performojnë gjithashtu edhe si shtresa ndarëse ose mbrojtëse. Bërthama 3Dimensionale e veshur e drenazhimit ka një konfigurim “W” me kanale gjatësore paralele. E gjithë gama e gjeokompoziteve drenazhuese të Maccaferrit është e lehtë të instalohet dhe ka një funksionalitet të shkëlqyer; MacDrain W zëvëndëson në mënyrë direkte agregatet drenazhues dhe mbledhësit e tjerë të ujrave të përdorura zakonisht si masa mbrojtëse kundër erozionit dhe rreshqitjes së dheut.

MacDrain W ka performacë të shkëlqyer për një kohë afatgjatë dhe e testuar në laborator, ndryshe nga drenazhuesit e tjerë tradicionalë granularë të cilat ai zëvëndëson. Për ta mbyllur, MacDrain W redukton në mënyrë dramatike sasinë e materialeve zhavorrore që  kërkohet zakonisht për këto projekte, duke reduktuar koston e transportit dhe gjurmët e karbonit në natyrë.

Edhe pse projekti u realizua në 2014-tën nga kontraktori AD Ilinden Struga, nga vizitat e bëra së fundmi në vend nuk është parë të ketë probleme gërryerje apo rrëshqitje të dherave. Në atë kohë, kontraktori kontaktoi distributorin tonë në Maqedoni (Ergo Kom) për ndonjë sugjerim nga ana jonë. Qëndrueshmëria dhe jetëgjatësia e zgjidhjes së instaluar siguroi që problemi të ketë zgjidhje për një kohë të pacaktuar. Kontraktori mund të kishte zgjedhur të ndërtonte një mur me pilota për të mbajtur shpatin, por ata e panë të arsyeshme të eliminojnë problemin nga rrënjet e saj dhe jo vetem duke trajtuar sipmtomat. Duke pasur parasysh këtë, ata ndërtuan një sistem drenazhues për të mbledhur ujrat në shpat duke asimiluar presionin ekzistues të ujit dhe duke reduktuar rrezikun për shkarje të mëtejshme.

Projekti vë në pah aftësitë e Maccaferri-t për të zbutur me efektshmëri maksimale efektin e erozionit dhe rreziqet nga shkarjet e dherave.

Suksesi i Maccaferri-t matet nga gatishmëria e klientëve (Ndërmarrja Publike Për Rrugë Shtetërore) për ti besuar Maccaferrit zgjidhjet e problemeve të ngjashme dhe komplikimeve të tjera hidraulike dhe gjeoteknike në përdorimin gamës e produkteve dhe në zgjidhjet e saj.

Për më shumë informacion, ju lutem të na kontaktoni këtu.

 

All Rights Reserved © Officine Maccaferri Spa 2018 P.IVA IT 02145540379

Share This