Officine Maccaferri
BALKANS
Hyr
Vendi

Hyr

Harruat fjalëkalimin tuaj?

Dy mure me Green Terramesh ndihmuan në ndërtimin e një rruge aksesi në Polican, Berat.

policat-berat

Zgjidhja jonë ekologjike për tokat e përforcuara kontriboi në ndërtimin e një rruge aksesi për në kantierin e TAP

Green Terrameshi u përdor për ndërtimin e dy mureve mbajtëse në Polican, Berat. Muret duhet të suportonin një rruge aksesi për një projekt të Trans Adriatic Pipeline (TAP).

Si pjesë e projekteve të Trans Adriatic Pipeline (TAP) në Shqipëri, një linjë e re e furnizimit me ujë të pijshëm po ndërtohet në zonën e Policanit, Berat.

Firma nënkontraktore Albstar duhet të hapte një rrugë aksesi për në kantierin e ndërtimit, por kryqëzimi midis rrugës kryesore dhe rrugës së aksesit kishte një kënd shumë të ngushtë dhe kamionat nuk mund të ktheheshin dot.

Për këtë arsye, Albstar vendosi të zgjeronte këndin e kryqëzimit duke e mbështetur në dy mure mbajtëse me toka të përforcuara dhe kontaktoi me Maccaferri Balkans për të siguruar një zgjidhje.

Duke marrë në konsideratë parametrat jo të mira të tokës dhe prezencën e bimësise rreth e përqark kantierit, Maccaferri Balkans sygjeroi përforcimin e tokave me Green Terramesh të plotësuar me gjeogride. Green Terramesh është një system modular ekologjik I cili përdoret për të formuar vegjetacion në fasadat e skarpatave me toka të përforcuara (të njohura ndryshe edhe si toka të ngjeshura mekanikisht) dhe në argjinatura. Duke inkurajuar krijimin e vegjetacionit, Green Terramesh kthehet përsëri në një mjedis natyror.

Për të siguruar qëndrueshmërinë, gabiona u përdorën si themel për murin, dhe Green Terrameshi u vendos sipër, sëbashku me geogridet Paralink 300 dhe Macgrid WG15 duke siguruar përforcimin primar të tokës.

Muri i parë ka përfunduar me sukses. Ndërsa muri I dytë pritet të përfundojë këtë muaj.

Rreth 650 m² Green Terramesh, 600 m³ Gabione, 2,700 m² Paralink 300 dhe 2,500 m² Macgrid WG15 do të instalohen në përfundim të projektit.

Kjo zgjidhje ekologjike respekton të gjitha nevojat dhe kërkesat të cilat kërkohen.

Për më shumë informacion, ju lutemi të na kontaktoni.

All Rights Reserved © Officine Maccaferri Spa 2018 P.IVA IT 02145540379

Share This