Officine Maccaferri
BALKANS
Hyr
Vendi

Hyr

Harruat fjalëkalimin tuaj?

Barrierë kundër rrjedhës së grumbullimeve të ngurta (Debris Flow) 200 DF në përroin e Lerinit

Lerin Stream_1

Liqeni i Komanit mbrohet nga Barrierë kundër rrjedhës së grumbullimeve të ngurta (Debris Flow) 200 DF në Bajram Curr.

Liqeni i Komanit në Bajram Curr, në Shqipëri, vazhdimisht kërcënohej nga rrjedhje të grumbullimeve të ngurta nga përroi i Lerinit-Salcës, duke rritur në këtë mënyrë nivelin e liqenit dhe  duke i dhënë digës ngarkesa artificiale shtësë, gjithashtu ndante liqenin në dy pjesë. Rrymat e forta të gjeneruara nga kjo ndarje krijonin vështirësi për anijen e cila lundronte në liqen.

Liqeni i Komanit ndodhet në veri të Shqipërisë dhe ka funksionet e mëposhtme: është hidrocentral, një rrugë kalimi me anije nga Komani në Bajram Curr dhe vendi më  bukur turistik në veri të Shqipërisë.

Mbas një lufte të ashpër me kompetitorin, Maccaferri Balkans fitoi këtë projekt falë një performance të lartë mikse e zgjidhjeve teknike, kosto efektive, projektim dhe funizim i kompletuar dhe suport teknik në kantjer. Janë 3 barrierat e instaluara Debris Flow 200 DF (200 KJ), njëra pas tjetrës 5 metra të larta, dy të cilat janë nga 20 m të gjata dhe tjera është 40 m e gjatë. Barrierat 20 m u fiksuan me dy kolona në mes, barriera 40 m u instalua me tre kolona, duke ndarë gjatësinë e barrierës në 4 pjesë.

Çdo një metër horizontalisht rrjetës  unazore (Mac Ring Net) u bë përforcimi me kavo me diameterr 22 mm. Rrjetat unazore Maccaferri, kanë rezistencën më të lartë të cdo rrjetë të rangut Mac.RO™ Systems. Me performancën më të lartë, Rrjetat Unazore janë ideale për situata në të cilat kemi  impakt dinamik me rrezik të lartë. Rrjetat Unazore Maccaferri mund të akomodojnë këto sforcime lokale pa  shkaktuar dëme.

Debris flows janë rrjedhje të shpejta të fuqishme të përbëra nga materiale të përziera të ngurta të ngopura me ujë. Debris flows mund të lëvizin me shpejtësi të fuqishme dhe përmbajnë vëllime të materialeve dhe rrjedhimisht paraqesin një rrezik të lartë për mjedisin dhe njerëzit.

Barrierat Maccaferri DF  janë të pozicionuara në rrugën e parashikuar të rrjedhjes së mbetjeve të ngurta, zakonisht në gryka ose në kanale natyrore në shpat. Barrierat DF janë të tilla që ti përshtaten dimensioneve të projektit, pritshmërise së materialit të ngurtë dhe të volumit të pritshëm të rrjedhjes. Nga ndikimi i impaktit të materialit të ngurtë të rrjedhshëm, Barriera DF deformohet në mënyrë progresive nga shtrëngimi dhe lirimi i frenave dhe sistemi i absorbimit të energjisë. Presioni hidrostatik shuhet me ndarjen dhe mbajtjen e materialit të ngurtë në barrierë dhe pjesa e lëngshme rrjedh lirshëm mbas barrierës. Barrierat Maccaferri DF ofrojnë rezistence dhe performancë të lartë pa ndërhyrje estetike në sistemet e tjera të rrjedhës se mbetjeve te ngurta. Ky projekt me barriera Debris Flow 200 DF është një Trofe i këtij viti për Maccaferrin, një shkathtesi tregu për të zhvilluar më tej biznesin.

Na kontaktoni për të zbuluar më tej detaje teknike interesante.

All Rights Reserved © Officine Maccaferri Spa 2018 P.IVA IT 02145540379

Share This