Officine Maccaferri
BALKANS
Hyr
Vendi

Hyr

Harruat fjalëkalimin tuaj?

Autostrada Tiranë – Elbasan e siguruar për qytetarët me produkte Maccaferri

??????????

Zgjidhjet Maccaferri janë përdorur në Autostradën Tiranë – Elbasan. Qytetarët tashmë mund të udhëtojnë më të sigurtë.

Autostrada Tiranë – Elbasan  një nga autostradat më të rëndësishme në Shqipëri, përmban një gamë të gjerë të produkteve Maccaferri. Autostrada do të lidhë qytetin industrial të Elbasanit me qytetin e Tiranës, dhe në vazhdim me qytetin dhe portin e Durrësit. Ajo pritet në të ardhmen, të jetë pjesë e aksit rrugor qëndror të Shqipërisë që do të lidhë Tiranën me Elbasanin, Beratin dhe Tepelenen.

Autostrada është e gjatë 26 km dhe pothuajse gjysma e saj shtrihet në një zonë të banuar dhe vazhdon mbi male të thepisura. Maccaferri Balkans ka punuar shumë fort që nga fillimi i projektit me grupin e projektimit duke propozuar zgjidhjet tona me tokat e përforcuara, kontrollin ndaj erozionit si dhe me mbrojtjet lumore derisa kontraktori kryesor mori aprovimin nga supervizioni i projektit.

Në këtë luginë, ka ultësira, të cilat fillojnë në skaj të qendrës së qytetit. Lumi Erzen lundron midis këtyre kodrave, duke kaluar në jug të Tiranës. Pjesa më e madhe e kësaj rruge në Elbasan shoqërohet nga ky lumë deri në luginën e gjërë, përreth 10 km. Pas fshatit Ibë, lugina është më e ngushtë dhe shpatet bëhen më të thepisura: rruga fillon këtu me ngjitjen në këtë majë. Pas kësaj, rruga ndjek këtë majë, dhe zbret në luginën e Shkumbinit në një seri kthesash shumë afër njëra-tjetrës. Kjo rrugë jo vetëm ka një topografi të vështirë, por gjithashtu ka gjeologji tëpër sfiduese, ku kanë ndodhur herë pas here rrëshqitje masive, te cilës duke i shtuar edhe trafikun e rëndë, produktet dhe zgjidhjet tona i japin Kontraktorit përgjigjen teknike, jetëgjatësore dhe monetare në mënyrë që të sigurohet lëvizja e përditshme e udhëtarëve dhe banorëve të asaj zone.

Punimet dhe funizimet akoma po vazhdojnë. Projekti është parashikuar të përfundojë në fund të këtij viti. Zgjidhjet e ofruara nga Maccaferri ne seksionin e rrugës 1 dhe 3 te projektit të autostradës përfshijnë Green TerrameshTerramesh System dhe Gjeogride në tokat e përforcuara, , Gabionë pë muret mbajtëse, Reno Mattresses dhe MacMat për mbrojtje hidraulike dhe nga erozioni Steelgrid MO (mono-oriented) për mbrojtjet nga rënia e gurëve.

Ne do të kthehemi së shpejti me përditësime të reja në lidhje me këtë projekt! Për më shumë informacione jeni të mirpritur të na kontaktoni.

All Rights Reserved © Officine Maccaferri Spa 2018 P.IVA IT 02145540379

Share This