Officine Maccaferri
BALKANS
Hyr
Vendi

Hyr

Harruat fjalëkalimin tuaj?

Biomac® në Argjinaturat në Lumin e Tiranës

alb_news

Zgjidhja jonë kundër erozionit u instalua në fazën e dytë të projektit të Bulevardit Verior & Lumit të Tiranës për të zhvilluar bimësine

Pas përfundimit me sukses të fazes së parë të Projektit për Bulevardin Verior & Lumin e Tiranës, gjatë së cilës gabiona dhe Materasët Reno u përdorën për veshjen e kanalit për të parandaluar erozionin nga uji. Faza e dytë e projektit u fokusua në mbrojtjen e bankinave të lumit, duke mbrojtur argjinaturat nga erozioni dhe duke krijuar sipërfaqe me gjelbërim. Mbulesa jonë e biodegradueshme Biomac® SC u zgjodh për mbrojtjen sipërfaqesore kunder erozionit duke zhvilluar gjelberimin ne argjinatura.

Projekti i Bashkisë së Tiranës për rehabilitimin e Lumit të Tiranës u dizenjua nga studio Grimshaw; dhe kontraktor për zbatimin e tij janë Trema Engineering 2 dhe Strabag. Projekti konsistonte ne zgjerimin e shtratit të lumit dhe në krjimin e hapësirave të gjelbëra në të dyja anët e lumit. Dhe argjinaturat do të mbronin zonat urbane nga përmbytjet e mundshme.

Pas përfundimit me sukses të fazës së parë të Projektit për Bulevardin Verior & Lumin e Tiranës, gjatë së cilës Gabiona dhe Materaset Reno u përdorën për veshjen e kanalit për të parandaluar erozionin nga uji. Faza e dytë e projektit u fokusua mbrojtjen e bankinave të lumit, duke mbrojtur argjinaturat nga erozioni dhe duke krijuar sipërfaqe me gjelbërim.

Mbulesa jonë e biodegradueshme Biomac® SC u zgjodh si zgjidhja ideale për këtë projekt pasi ajo: Përmbush të gjitha kërkesat e vendosura nga klienti duke siguruar mbrojtjen nga erozioni dhe duke mbështetur zhvillimin e bimësise në argjinatura.

Gjithashtu te njohura si materiale Rolled Erosion Control Protection (RECPs), mbulesat me Biomac® mundësojnë mbrojtje të menjëhershme të skarpatave kundër erozionit nga era, shiu, dhe rrëshqitja e sipërfaqes. Duke qenë se materiali biodegradohet me kalimin e kohës, roli I mburojes rruhet nga bimësia.

Për këtë projekt u instaluan rreth 100,000 m² Biomac® SC.

Për më shumë informacione ju lutemi të na kontaktoni.

All Rights Reserved © Officine Maccaferri Spa 2018 P.IVA IT 02145540379

Share This