ZA-BP-Paralink-for-basal-reinforcement

Sa herë që ndërtimi është kryer mbi tokë të butë, ose të paqëndrueshme, ekziston mundësia e uljes. Kjo mund të përfshijë efekte gjeologjike të shkaktuara nga rrëshqitjet, boshlëqet si dhe efekte të zhgjidhjeve të bëra nga vetë njeriu, të tilla si zgavrat në miniera.

Vlera e platformave bazale. Uljet diferenciale mund të kontrollohen nga ndërtimi i një platforme basale për të përhapur ngarkesat në tokë. Në rrethana ekstreme, kjo platformë mund të mbështetet mbi pilota, për shembull brenda argjinaturave që mbështesin infrastrukturën.
Sa herë që ka rritje të mëdha të mbingarkesës në tokë, janë të mundshme uljet diferenciale apo shembjet. Brenda veprave të minierave, materialet e magazinuar ose togjet me mbetje të lëngshme imponojnë mbingrakesë në tokë. Përforcimi basal ndihmon për të reduktuar uljet diferenciale.

Përhapja e ngarkesës. Performanca e kësaj platforme mund të rritet me përdorimin e gjeogrideve gjeosintetikë me rezistencë të lartë të tillë si ParaLink® ynë me rezistencë deri në 1350kN / m. Këto sgara thithin, përhapin, shtrijnë ose zhdukin ngarkesat e aplikuara vertikalisht poshtë në tokë, ose në pilota. Për më tepër, duke rritur aftësinë e tokës për “hapësirë shtrirje” apo “harkuar”, një gjeosinetike me rezistencë të lartë mund të mundësojë rritje të shtrirjes në hapësirë të pilotave.

Zgjidhjet tona gjeosinetike. Gjeogridet dhe gjeotekstilet janë përdorur shpesh në zonat ku pritet rrëshqitje të minierave, apo në zonat ku zgavrat natyrore dhe shpërbërje gëlqerore mund të ndodhin.Gjeosinetiku vendoset mbi zonën e interesit, në mënyrë që në rast të tokës nën kolaps, gjeogridet ose gjeotekstilet të shtrijnë këtë boshllëk, duke u mbështetur në tokën më sipër. ParaLink® është përdorur për më shumë se 30 vjet për këto zbatime të përforcuara. Në aplikimet me afat të shkurtër-mesëm, gjeosintetikët e thurur MacTex® W janë gjithashtu të dobishëm nëse merren në konsiderim.

Zgjidhje ndaj sfidave të ujit nëntokësor. Dheu i ngarkuar me lagështi nën një platformë apo nën një argjinaturë mund të shkaktojë gjithashtu probleme të uljeve. Me largimin e ujit nga toka, ajo ulet. Gjeosintetikët mund të ndihmojnë edhe këtu, qoftë duke i ndarë materialet e e themelit me karakteristika të ndryshme teknike, ose në përshpejtimin e konsolidimit të tokës.
Shiritat e gjeokompozitave MacDrain® të drenazhimit, të instaluara vertikalisht thellë në tokë, mund të përdoren gjithashtu për të tharë themelet në dhera të ngopura e kohezivë, duke përshpejtiuar procesin e konsolidimit. Kjo është provuar të ketë sukses në reduktimin e lëngëzimit të dherave gjatë tërmeteve.

Më shumë se vetëm një furnizues produktesh. Edhe pse zgjidhjet duken të drejtpërdrejta, kjo është bukuria e inxhinierisë së mirë; projektimi i ndërhyrjeve të tilla kërkon përvojë dhe një kuptim të thellë të performancës së gjeosintetikëve, jo thjesht të jesh një furnizues produktesh apo shpërndarës. Si një prodhues, projektues dhe furnizues të këtyre zgjidhjeve, ne jemi të pozicionuar fare mirë për të kuptuar dhe për të përmbushur nevojat teknike të klientit, duke optimizuar zgjidhje, projektim dhe produkte; është kombinimi i produkteve dhe performanca e të gjithë sistemit që është me një rëndësie të madhe.

Zgjidhje

AL

need more information maccaferri