land-scape-application

Funksionale dhe tërheqëse në të njëjtën kohë. Natyrisht, për aq sa zgjidhjet tona janë përdorur në infrastrukturë dhe inxhinierinë civile, herë pas here ato tërheqin syrin e një peisazhisti apo arkitekti.

Gabioni si një veçori. Gabionët kanë një histori të pasur në mbarë botën për përdorimin e tyre si detaje arkitektonike, me arkitektët e landscape-it dhe profesionistëve të tjerë që punojnë me mjedisin e ndërtimit në strukturat që kërkojnë një cilësi të lartë të punimeve  të brendshme. Ne punojmë me klientët për të siguruar që punime të tilla të arrihen, dhe të tejkalojnë pritshmëritë.

I vetmi kufizim është imagjinata. Aplikimet për strukturat me peisazh janë të pafundme dhe janë të kufizuara vetëm nga kreativiteti i arkitektëve të peisazheve në përdorimin e rrjetave apo gabionëve. Ne kemi parë gabionë, gjeogridë, Terramesh dhe Green Terramesh që përdoret si bazë për arkitekturën e peisazhit.

Muret shumë-përdorimësh me gabion. Një mur i ndërtuar me gabion mund të sigurojë një zonë të ngrohtë dhe reflektuese duke ofruar izolim akustik, intimitet dhe bukuri. Ka shumë opsione të projektimit në dispozicion të arkitetktit për peisazhe: lloji i murit mund të jetë i ulët me bimësi dhe vjen mbi murin me gabion, ose muri mund të ndërtohet me kthesa ose kënde të mprehta.
Gabionët mund të përdoren si mure peisazhi, qoftë si mbajtës ose pjesërisht mbajtës / ose pjesërisht në këmbë ose në këmbë plotësisht.
Gabionët e mbushur me mbetje shkëmbore janë të njohura edhe si veshje të ndërtesave dhe strukturave të tjera, për të siguruar një pamje estetike natyrore.

AL

need more information maccaferri