PE-LF-MacLine impermeable membranes for lagoons

 

Të Kuptuarit e asgjesimit të sigurt të mbetjeve. Në të gjithë botën, largimi i materialeve të mbeturinave është një problem në rritje i cila kërkon kapacitet më të madh të landfillit. Është e rëndësishme që të dini se një landfill nuk është vetëm një “gropë” për mbeturinat, por një organizëm i gjallë, duke sjellë vazhdimisht sfida inxhinierike në ndryshim. Me qëllimin e vazhdueshëm për të ruajtur natyrën dhe mbrojtur e mjedisin, ne u ofrojmë klientëve përvojën tonë në zhvillimin e projektimeve të integruara për landfille dhe mbrojtje të zonave të ndotura.

Mbrojtja e tokës. Kjo vlen jo vetëm për landfillet, por edhe për situata ku ka një nevojë për të mbrojtur token nga ndotja prej burimeve të jashtme, duke përfshirë; mbetjeve të lëngshme të minierave, pellgjeve ujëmbledhëse të ujit të shiut në autostrada apo derdhjeve minerare në agrikulturë.

Dallimet kryesore që sjell përvoja jonë. Edhe pse zgjidhjet janë teknikisht të ngjashme në punimet e minierave dhe të infrastrukturës, ka dallime të rëndësishme që zgjidhja gjeosinetike adreson; ngarkesa më të mëdha, ngrohje, kohëzgjatja dhe kushtet kimike operative.
Kjo aftësi ka influencë nga njohuritë tona ekzistuese e të thellë të aplikacioneve për stabilitet gjeoteknik dhe përvojës në sistemet e hidroizolimit.

Përdorime të ndryshme të produkteve ‘Mac’. Përdorimi i gjeogrideve për të përforcuar dherat, mundëson pjerrësimin e skarpateve të landfillit, maksimion vëllimin në dispozicion për magazinimin e mbeturinave. Veshjet tona të padepërtueshme MacLine® përmbajnë, nbulojnë dhe mbrojnë nga ndotjes e materiale të mbeturinave dhe MacMat® kufizon erozionin nga skarpatet e këtyre instalimeve. Gjeokompozitat e drenazhimit MacDrain® kullojnë rrjedhësit (lëngje ose gaze) nga landfilet dhe me një aftësi fleksibile dhe të gjerë të prodhimit, ne mund t’i rregullojmë produktet për t’ju përshtatur kërkesave specifike të projektit.

Përputhshmëri me ligjet. Ne ofrojmë një gamë të gjerë të materialeve dhe teknologjive, duke përfshirë gjeogride, gjeokompozite drenazhuese, veshje të padepërtueshme dhe sistemet e stabilizimit të tokës. Nën markën CE, këto produkte dhe zgjidhjet tona përmbushin kërkesat e duhura legjislative. Përvoja e fituar me shumë projekte ka çuar në inovacione të shumta të tilla si gjeogridet e përforcuar për mbeturinat, dhe gjithashtu prania e personelit tonë gjatë përgatitjes së rregulloreve të landfilleve për BE-në.
Në disa rajone të botës, ne ofrojmë mbikëqyrje në terren dhe zgjidhje si paketë e plotë në këtë sektor të rëndësishëm.

Zgjidhje

AL

need more information maccaferri