Mbrojtja detare, Strukturat detare & Mbrojtja e Tubacioneve

Home > Aplikime > Mbrojtja detare, Strukturat detare & Mbrojtja e Tubacioneve

Mbrojtja detare, Strukturat detare & Mbrojtja e Tubacioneve

Forcat dhe kushtet e ekspozimit që lidhen me ndërhyrjet bregdetare kërkojnë një përzgjedhje të kujdesshme të zgjidhjeve dhe këshilla të qarta për performancën e pritshme. Kjo perfshin zgjedhjen e produktit, teknikat e instalimit dhe integrimin në mjedisin lokal, të cilat synojne te ofrojne raportin me te mire cilesi/cmim për klientët tanë.

Ekspertiza jonë në hidraulikën dhe mbrojtjen nga erozioni na mundëson të propozojmë zgjidhje te natyres gjithëpërfshirëse dhe me kosto te ulet për të mbrojtur portet, bankinat dhe molet duke përdorur valëtthyesit dhe sistemet e mbrojtjes nga gërryerja për të parandaluar erozionin. Zgjidhjet tona përdoren gjithashtu shpesh për të rivendosur mbrojtjen ekzistuese, duke përfshirë rindërtimin e dunave dhe rehabilitimin e shkëmbinjve, si dhe për çakëll dhe mbrojtjen e tubave dhe kabllove në det të hapur.

Ekspertiza jonë prodhuese e kombinuar me fushata të gjera kerkim zhvillimi në partneritet me universitete dhe institute kërkimore kryesore, mundëson zhvillimin e vazhdueshëm të zgjidhjeve për të kapërcyer sfidat specifike inxhinierike. Të tilla si veshja PoliMac: mbrojtje teli që parandalon çdo problem korrozioni në zgjidhjet tona me tela çeliku me dopjo torsion.