drainage-of-structures

Vlera e drenazhimit efikas. Gama e gjeokompozitave të drenazhimit MacDrain® (me gjeonet ose gjeomat me bërthama), përbëjnë një mjet themelor në efektivitetin e strukturave në prani të ujit brenda dherave. Pa drenazhimin e duhur, dherat në kontakt me strukturat mund të bëhen të ngopur dhe të dobësohen, duke imponuar ngarkesa të larta.
Për këtë arsye, heqja e ujit nga toka ngjitur me këto struktura është e rëndësishme. Terreni konsolidohet dhe ka një performancë më të mirë. Një gjeokompozitë drenazhimi e  mirëprojektuar shpesh mund të zëvendësojë drenazhimin tradicional me zhavorr që përdoren prapa mureve mbajtës dhe strukturave të tjera të tilla si pilotat mbajtëse dhe muret me pilota të puthitura apo mureve të bazamentit të ndërtesave. Drenazhimi horizontal është i nevojshëm shpesh në terrenet sportive apo fusha të tjera të mëdha të ekspozuar ndaj potencialin i lartë i vërshimit të ujërave të shiut.
Nëse drenazhimi është vertikal, apo edhe horizontal, gama e gjeokompozitave MacDrain® mund të japë një përgjigje. Zgjedhja e sistemit të përshtatshëm përcaktohet përmes përdorimit të softwerit tonë të projektimit. Duke përdorur gamën tonë të gjerë të materialeve dhe ekspertizën e prodhimit, ne edhe mund të kombinojme bërthamat e drenazhimit me tekstile të ndryshme ose membrana për të krijuar produkte drenazhimi të bëra me porosi që i përshtaten projekteve specifikë.
Cilado MacDrain® që zgjidhet, ai mund të zëvendësojë drenazhimin tradicional me anë të zhavorrit; kjo jo vetëm që ul koston e sistemit të drenazhimit, por zvogëlon nevojën për materialet e guroreve dhe lëvizjet ndotëse të kamionëve të nevojshme për të ofruar ato gur për drenazhim në terrenet e projektit.

Zgjidhje

AL

need more information maccaferri